Bllokohen ndërtimet pa leje në gjithë Tiranën
05/08/2011 Policia bashkiake aksion në 11 minibashkitë e kryeqytetit
Aksion dhe për ndotjen akustike te Blloku dhe shmangien nga taksat
Një operacion i policisë bashkiake në kryeqytet ka bërë që të bllokohen dje 28 ndërtime pa leje si dhe janë evidentuar dhe ndaluar disa paligjshmëri të tjera. Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se policia bashkiake e Tiranës gjatë kontrollit të ushtruar në 24 orët e fundit ka konstatuar ndërtime pa leje dhe paligjshmëri të tjera në fushën fiskale dhe në sektorin e qarkullimit, si dhe ka marrë masat përkatëse të parashikuara në ligj. Mësohet se pas publikimit të numrit të telefonit qytetarët e Tiranës kanë bashkëpunuar me policinë bashkiake dhe kanë bërë me dhjetëra denoncime, ku vetëm në njësinë bashkiake numër 1 janë konstatuar 2 ndërtime pa leje dhe është bërë bllokimi i tyre. Ndërkaq në njësinë numër 2 u bllokuan 3 ndërtime pa leje, në njësinë numër 3 u vendos bllokimi në 3 ndërtime pa leje, në njësinë numër 4 policia bashkiake bllokoi 2 punime pa leje, në njësinë numër 5 u konstatuan dhe u bllokuan 4 ndërtime pa leje, në njësinë numër 6 u verifikua dhe u bllokua 1 ndërtim pa leje, në njësinë numër 7 u gjetën dhe u bllokuan 5 ndërtime pa leje. Po në vijimësi të këtij operacioni në njësinë bashkiake numër 9 u konstatuan 2 punime pa leje, që u bllokuan, në njësinë numër 10 u hasën 4 ndërtime pa leje dhe ndaj tyre u morën masa, ndërsa në njësinë numër 11 u bllokuan 2 punime pa leje. Siç njofton Bashkia e Tiranës, gjatë kontrollit të territorit në 24 orët e fundit u zbuluan 76 subjekte tregtare të paregjistruara si dhe 34 subjekte që nuk kishin paguar hapësirën publike, duke theksuar se ndaj tyre u morën masat ligjore. Më tej policia bashkiake bllokoi edhe 19 automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme si dhe mori masa për sigurimin e qetësisë në disa ambiente në kryeqytet, që vuanin nga ndotja akustike, kryesisht në zonën e ish-Bllokut. Ky është aksioni i dytë që Bashkia e Tiranës bën brenda dhjetë ditëve që kur Basha ka ardhur në krye të këtij institucioni. Herën e parë u ndërmor një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje para 5 ditësh, ndërsa ky është i dyti. Në fakt, që pas 8 majit dhe gjatë gjithë kohës që zgjati numërimi i votave dhe procesi në Kolegjin Zgjedhor shumë individë përfituan nga vakumi i krijuar për të ndërtuar pa leje. Ndërkohë duket se vëmendje po i kushtohet edhe ndotjes akustike, e cila në pjesën e ish-Bllokut në Tiranë ka marrë përmasa të padurueshme. Deri tani thuajse nuk është bërë asgjë për të parandaluar këtë fenomen, i cili e ka bërë këtë zonë të pabanueshme për banorët. Sidomos në stinën e verës, kur muzika zhvendoset nga ambientet brendshme të lokaleve në ato të jashtme, duke e rritur disa herë më shumë ndotjen akustike në këtë zonë
Ndërtimet pa leje
Bashkia: Do të bllokohen edhe ato që janë ndërtuar para zgjedhjeve
Bashkia e Tiranës shprehet se prishja e ndërtimeve pa leje do të vazhdojë dhe në ditët në vijim. Burime nga ky institucion thanë dje se nuk do të tolerohet asnjë ndërtim që është bërë në kundërshtim me ligjin dhe duke përfituar nga situata. Të njëjtat burime u shprehën se përveç denoncimeve nga qytetarët inspektorët në terren kanë ndërmarrë një aksion për të verifikuar të gjitha shkeljet e bëra jo vetëm gjatë periudhës zgjedhore, por dhe më parë.
Ndërkohë në ditët në vazhdim do të vijojë aksioni dhe për disiplinimin e trafikut rrugor në Tiranë, ku do të merren masa për të gjithë shkelësit e ligjit. Në pjesën më të madhe të rrugëve janë vënë re shpesh që individë të ndryshëm i parkojnë automjetet si të mundin, duke shkaktuar një kaos të madh urban dhe vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Gjithsesi, mbetet për t’u parë në ditët në vijim rezultatet e aksioneve që pritet të ndërmarrë ky institucion qoftë për ndërtimet pa leje, qoftë për rregullimin sadopak të kaosit urban të shkaktuar, qoftë nga administrimi jo i mirë i rrugëve, por dhe nga hapja e sheshit “Skëndërbej”, që prej më shumë se një viti është shndërruar në një stres jo vetëm për shoferët e automjeteve, por dhe për këmbësorët.