E Diel, 1 Nëntor 2026

Genta Ismajli shfaqet me shenjë në dorë në një koncert ekzaltues me Valton Krasniqin

 

Me një “look” të ri dhe me veshje shumë sexy, këngëtarja Genta Ismajli ka ekzaltuar gjithë fansat e saj në një koncert të para pak ditëve në Basel (Zvicër), së bashku me këngëtarin Valton Krasniqi. Ka rënë në sy veshja ngjyrë floriri e këngëtares dhe modeli i flokëve kaçurrela të shkurtër, por edhe shenja e mbetur në dorën e djathtë si pasojë e aksidentit të pësuar plot një muaj më parë në Durrës. Nuk dihet nëse ajo do bëjë diçka për ta hequr shenjën, që nuk u ka shpëtuar syve tw fansave, dhe qw vihet re nw kwto foto. Të dy këngëtarët kanë kënduar “live” në koncertin më të madh pas dhjetë vitesh në Basel, i organizuar nga Albaevent, ku është bërë show dhe nga një grup nga Kosova “Përrallë me tupan”. Genta Ismajli dhe Valton Krasniqi janë të dy këngëtarë që pëlqehen shumë në Zvicër. Për Gentën kjo nuk është dalja e parë pas aksidentit në dorë pas një loje me një mik, dhe operacionit që iu nënshtrua në një spital privat në Tiranë. Madje ajo dha një koncert shumë pak ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe u shfaq para publikut me krah të fashuar. Tani si duket është shëruar, por shenja i ka mbetur mjaft e dukshme në dorën e djathtë, për eleminimin e së cilës mbase këngëtarja do të ishte mirë t’i nënshtrohej trajtimit me rreze. Këtë vit Genta iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në hundë, arsye për të cilën ajo nuk mori pjesë në asnjë koncert apo aktivitet gjatë muajit mars. Edhe pse Genta udhëtonte në gjithë botën, u tha që operacionin plastik në hundë ajo e bëri tek një kirurg i njohur në Prishtinë. Ndërkohë që pas pushimeve në Turqi me look të perfeksionuar Genta ka pasur rast që të shfaqet edhe më e bukur në Prill, në festën e ditëlindjes së saj në diskon e njohur “Rinora 4” në Zvicër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›