E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vip-at dehen në Golem në ditëlindjen e Noizy-t

 

Këngëtari Noizy ka rezervuar një darkë shumë ekzaltuese për miqtë e tij artistë, të cilët vetëm pas pak orësh kanë përfunduar të gjithë të dehur. Këngëtari i cili ka festuar 23-vjetorin e lindjes e ka organizuar festën që ka zgjatur më shumë se pas orës 02:00 pas mesnate fundjavën e kaluar me muzikë, alchool e atmosferë të ndezur. Mes shumë artistëve të njohur, në festë ishin edhe Aleksandër Gjoka, Rozana Radi, Sabiani, Fabian Asllani, Miss Kosova, Sabrie Idrizaj mikeshë e këngëtarit, si dhe gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit O.T.R, ku ra në sy vajza me emrin Sheila, një nga zërat femërorë shumë interesantë të grupit rap. Ditëlindja u organizua në ambient të hapur në një kompleks tek Mali i Robit në Golem. Në festën ku ishin të pranishëm mbi 250 vetë, Noizy këndoi “live” së bashku me këngëtarët e tjerë të grupit. Ndërkohë që miqtë e ftuar kanë konsumuar alchool mjaftueshëm sa për t’u çliruar nga komplekset dhe për t’u argëtuar pa limit deri në orët e para të mëngjesit edhe pse ka qenë pak freskët. Këngëtari Noizy i mbledh miqtë e tij për herë të parë, pak pas daljes në tregun muzikor me klipin e ri “Mr. Yesterday” së bashku me Rozana Radin, i dyti bashkëpunim pas atij me titull “Fly”. Ndërkohë, festat janë kthyer në modë nga këngëtarët dhe artistët, të cilët festojnë pothuaj rregullisht ditëlindjet e tyre edhe kur s’janë përvjetore. Në këto ditëlindje kuptohen miqësitë e vërteta të artistëve e sidomos këngëtarëve me njëri-tjetrin. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›