Marin Meksin e mbysin femrat
Ditëlindja e një mikeshës së tij këngëtare ka qenë arsyja që Marin Meksi të marrë me vete dy mikeshat e tij në festë, dhe të argëtohet pa fund me to. Edhe pse Marini, djali i shkrimtares së njohur Mira Meksi, drejtoreshë dhe administratore e televizionit “Alsat”, është zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ai e gjen kohën që mbrëmjet t’i kalojë në shoqërinë e miqve të tij artistë. Tashmë pozicioni i tij i punës është e shefit në Drejtorinë e Diplomacisë Publike dhe Promovimit në MPJ, por u bë i njohur për publikun si kampioni i Body Building. Nga kjo trofe ka fituar famën ndërkohë që edhe pse është shumë i ri tashmë i është përkushtuar karrierës diplomatike. Fotografi ynë e ka fiksuar në disa party në lokalet e njohur të Tiranës, ku ai ka marrë pjesë ndërsa ka qenë i shoqëruar me personazhe të njohur të artit dhe politikës.