E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashqevi Simaku dhe Timo Flloko takohen në Amerikë

 

Askush nuk e ka harruar Parashqevi Simakun, këngëtaren e njohur nga Durrësi të muzikës së lehtë në vitet ’80-të . Atëherë ishte e re. Pas viteve ‘90-të, kohë në të cilën u largua nga Shqipëria, dihet shumë pak për të. Por kjo që shihni është Parashqevija e ditëve të sotme, ndërsa ka pozuar me aktorin e njohur Timo Flloko në Amerikë, ku ajo jeton prej vitesh në Manhatan. Këngëtarja tashmë që i ka kaluar të 40-at nuk ka ndryshuar shumë, por gjithsesi e ruan bukurinë e dikurshme siç e shihni këtë foto marrë në facebook në profilin e një miku të tyre të përbashkët. Këngëtarja tashmë e martuar, është mami e një djali të vogël. Po ç’po bëhet me karrierën e saj muzikore?! Edhe pse u fol për projektet e saj me studio diskografike amerikane nuk dihet ndonjë gjë konkrete nëse Parasheqevi vazhdon të këndojë apo jo. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›