E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushëriri i Pacollit, i fiksuar pas Adelajdës së “Big Brother”, merr prindërit e saj në Suedi

 

Nganjëherë shumë nuk është mjaft. Kështu ka ndodhur me historitë e fansave të Adelës, por edhe të Bjordit natyrisht. Kemi shkruar vazhdimisht për çiftin që u bë i famshëm falë programit “Big Brother” duke sjellë informacione për kuriozitetin tuaj, se çfarë ndodh me çiftin jashtë “Big Brother”, si është jeta e tyre tani që njihen në të gjitha hapësirën shqipfolëse, a vazhdon lidhja e tyre, planet dhe angazhimet në karrierë etj. Pa diskutim kanë qenë personazhet më popullorë të “Big Brother 2” dhe kanë bërë për vete shumë fansa. E çudishme është se fansat e tyre kapin të gjitha target, moshat, ndjekës të flaktë dhe kuriozë të çdo detaji. Padyshim që disa nga këta ndjekës kanë qenë edhe nga diaspora, të cilët kanë mundur të shohin në një format të ri televiziv për Shqipërinë, një realitet jete ku flitet shqip, ku konkurrenca është e fortë dhe ku në fund të fundit, secili zgjedh se anën e kujt të mbajë.
Sapo kanë dalë nga “Big Brother”, Adela dhe Bjordi kanë pasur mundësi të takojnë fansa jo vetëm të shumtë në numër, por edhe të ndryshëm në karaktere, të cilët i kanë shprehur atyre gjithçka kanë ndjerë gjatë qëndrimit të çiftit në shtëpi, rreth lidhjes së tyre dhe gjithçkaje tjetër. Ndërkohë për Adelën ka bërë tifo edhe dikush që jeton shumë larg, në Suedi. Ai ka vite që jeton aty së bashku me familjen, duke lënë vendlindjen e tij Kosovën si shumë bashkëatdhetarë. Me një mbiemër shumë të njohur, Pacolli, djali i xhaxhait të biznesmenit dhe politikanit të njohur kosovar Behxhet Pacolli, Hysniu ka qenë një ndjekës i flaktë i “Big Brother” dhe një fans i çmendur i Adelës. Ka vijuar të jetojë përditshmërinë e tij në Suedi, ndërkohë që në mendje ka pasur një plan, të vijë në Shqipëri për të takuar Adelën. Kështu, edhe pse nuk kishte preferuar asnjëherë të kalonte pushimet në Shqipëri, kësaj here e kishte ndarë mendjen, do vinte në bregdetin shqiptar dhe a e dini ku, pikërisht tek Mali i Robit, afër Kavajës, vendlindjes së Adelës. Sapo akomodohet në një nga hotelet pranë detit, Hysni Pacolli merr një kamera dhe niset në qytetin e Kavajës, duke xhiruar vendin ku u lind dhe u rrit Adela, rrugët, ndërtesat, gjithçka. Njerëzit e atij vendi të bërë kurioz për këtë të panjohur që xhirronte pa fund, e pyesin për arsyen dhe ai u tregon gjithçka mbi fiksimin për Adelën. Kështu një taksixhi (pikërisht ai që na rrëfeu gjithçka) i propozon që ta çojë tek prindërit e Adelës që t’i takonte nëse ai kishte dëshirë. Hysniu pranon me kënaqësi duke vizituar kështu edhe shtëpinë e idhullit të tij. Më pas, mes tij dhe prindërve të Adelës lind një miqësi e fortë, Hysniu iu propozon atyre një udhëtim në Suedi,  ndërkohë që pezmatohet për faktin se nuk mund ta takonte Adelën pasi kjo e fundit ishte me pushime larg Shqipërisë, me Bjordin. Dhe pikërisht pardje, prindërit e Adelës janë nisur për në Suedi, të ftuar nga fansi i vajzës së tyre. Flitet se sapo të jenë pak më të lirë nga angazhimet, atje do të shkojë edhe Adela me Bjordin dhe kështu më në fund Hysniu do të takohet më vajzën që e ndoqi për tre muaj me radhë, që e pëlqeu dhe që mbase ka ndonjë plan interesant për të ardhmen e saj, po të kemi parasysh se Hysniu është një biznesmen i suksesshëm në vendin ku jeton, në Suedi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›