Shtino zgjedh TVSH-në
“Njerëz të humbur”, një emision i paragjykuar dhe i ndjekur njëherësh është bërë një tjetër temë diskutimi. Zhvendosja e emisionit “Zonë e lire” në Klan, në të njëjtin orar kur më parë transmetohej emisioni i Aida Shtinos, e la këtë të fundit jashtë loje. Pas tentativave të saj të pasuksesshme për ta vendosur emisionin e saj në një tjetër television, që nga Top Channel e deri tek AS, duket se tashmë dilema është zgjidhur. Burime pranë gazetës tregojnë se Aida do ta çojë atë në Televizionin Publik Shqiptar, duke qenë se ky television ka edhe një audiencë të madhe në vendet fqinje. Ky është lajmi i ri që vjen prej lëvizjes së saj, ndërsa nuk dimë nëse ajo do të arrijë të akomodohet lehtë në këtë zhvendosje të rradhës.