Genta: Ta pastrojmë Kosovën

Këngëtarja Genta Ismajli, ka disa muaj që po qëndron në Shqipëri, ku është e angazhuar si anëtare jurie në spektaklin “Gjeniu i vogël”.
Megjithatë, ajo nuk e harron Kosovën dhe është e informuar mbi ngjarjet që zhvillohen në vendlindje.
Këngëtarja ka shfrytëzuar faqen e saj zyrtare në rrjetin social Faceboo, ku ka afro 500 mijë fansa, për të bërë një ftesë për pastrimin e Kosovës.
“Miq të dashur, kjo iniciaitivë e mrekullueshme e meriton respektin dhe përkrahjen të gjithë neve. Unë shpreh admirimin, respektin dhe mbështetjen time dhe ju ftoj të gjithëve që bashkarishtë të dalim me 24 Maj “Ta Pastrojmë Kosovën” dhe të vazhdojmë të e mbajmë të pastër çdo ditë. Let's do it Kosova!”, ka shkruar Genta.
"Let's do it Kosova" është një fushatë e madhe e cila nxit lëvizje kombëtare në mobilizimin e të gjithë qytetarëve, organizatava si dhe bizneseve të ndryshme për pastrimin e mbeturinave në vendin tonë. /Indeksonline/