E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta, pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës?

Festivali “Kënga Magjike 2011” ka filluar disa javë më parë, me prezantimin e këngëve konkurruese të këtij edicioni, ndërsa Radio Televizioni Shqiptar po përgatitet për fazën e pranimit të këngëve pjesëmarrëse të edicionit të 50-të të Festivalit të Këngës. Sipas zërave, këngëtarja energjike Genta Ismajli është në përgatitje të një kënge, me të cilën ajo do të marrë pjesë në edicionin e 50-të jubilar të Festivalit të Këngës në RTSH. Edhe pse Genta nuk ka konfirmuar zyrtarisht asgjë deri tani, kemi mësuar se ajo është duke bashkëpunuar me një kompozitor më famë ndërkombëtare. Genta e ka shprehur disa herë më parë për shtypin, dëshirën e saj të flakët për të shkelur skenën e madhe të Eurovizionit. E vetmja mundësi për të përfaqësuar shtetin shqiptar në “Eurovision Song Contest”, është kushti që të triumfosh në Festivalin e Këngës. Afati i fundit për pranimin e këngëve në Festivalin e Këngës 2011 është data 14 tetor. Sa i përket organizimit të festivalit, drejtori i ri, Shpëtim Saraçi ka pohuar se edicioni jubilar i festivalit do të jetë një festë e madhe dhe po punohet për një festival plotësisht ‘live’.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›