E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon Dafina: Nuk kërkova lekë për tek Çani

Një ftesë në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit për këngëtaren Dafina Zeqiri, është bërë temë diskutimi ditët e fundit në shtypin rozë dhe në rrjetin social Facebook. Arsyeja ka qenë, sipas komenteve se, Dafina Zeqiri nuk ka pranuar të jetë pjesë e emisionit të njohur të Çanit, pa një honorar të majmë. Kërkesë që siç thuhet, është refuzuar nga autori i emisionit, pasi Duffye sipas mediave, nuk gëzon popullaritet aq të madh në Shqipëri. Madje, Dafinën e kanë quajtur tepër materialiste dhe si një prej atyre artisteve që ndjek trendet e yjeve ndërkombëtare, duke kërkuar pagesa të majme për paraqitjet mediale.

Por pas kësaj, menjëherë ka reaguar menaxheri i këngëtares kosovare, Dafina Zeqiri. “Ne si menaxherë na kanë kontaktuar disa persona për ta bërë të mundur pjesëmarrjen e Dafina Zeqirit në emisionin e parë “Zonë e Lirë” për këtë edicion. Kemi konsideruar se nuk ka qenë koha e përshtatshme me Dafinën për të marrë pjesë në atë emision, për arsye objektive dhe subjektive, dhe në asnjë moment nuk kemi kërkuar qoftë edhe 1 euro për pjesëmarrje, sepse vendimi për mospjesëmarrje ka qenë i prerë. Përndryshe, ne jemi ata që kemi pasur oferta për pagesë, mirëpo as ofertat nuk e ndryshuan vendimin tone”, - është shprehur Drin Zatriqi. Më tej , ai ka shtuar se “është shumë jokorrekte që të lançohet një lajm i tillë për të arsyetuar mospjesëmarrjen e saj në “Zonë e Lirë”. Këto tabloide le të urdhërojnë dhe le të dalin të tregojnë se me kë kanë biseduar për para, kush i ka kërkuar ato dhe sa është shuma e kërkuar. Fatkeqësisht, kjo është e pavërteta e radhës e botuar në tabloidet e Shqipërisë dhe na vjen shumë keq për qasjen e këtyre tabloideve ndaj artistëve kosovarë, e sidomos kohëve të fundit ndaj Dafina Zeqirit”, thuhet në reagimin e menaxherit të Dafinës dhënë për mediat kosovare. Përveç të tjerash, pjesëtarë të menaxhimit të Dafinës kanë treguar se ajo do të këndojë më 22 tetor në festën e ditëlindjes së 18-të të vajzës së pronarit të ndjerë të televizionit Top Channel, Dritan Hoxhës. Ceremonia madhështore pritet të mbahet në hotel “Sheraton” dhe përkundër ofertave joshëse për Duffyen, ajo ka pranuar të këndojë pa asnjë para për vajzën, e cila e ka idhull këngëtaren.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›