Retro/Histori: 10 tetor 680 e.s. Beteja e Karbalës
Beteja e Karbalës u luftua më 10 Muharrem në vitin 61 të kalendarit islamik (10 tetor 680 e.s.) në Karbala, Iraku i ditëve të sotme. Në njërën anë të një përplasjeje të pabarabartë ishin një grup i vogël mbështetësish dhe të afërmish të stërnipit të profetit Muhamed, Husein ibn Ali dhe në anën tjetër një detashment i madh ushtarak me forca të Jazidit I, Kalifi Umajid, të cilin Husein refuzonte ta pranonte si të tillë. Husein dhe të gjithë mbështetësit e tij mbetën të vrarë, përfshirë edhe të birin ende foshnjë, ndërsa gratë e fëmijët u burgosën. Të vdekurit mbahen si martirë nga muslimanët shia dhe beteja zë një vend qendror në historinë dhe traditat e muslimanëve shia dhe shpesh ritregohet në literaturën e tyre. Beteja e Karbalës përkujtohet një herë në vit, përgjatë një periudhe 10-ditore nga muslimanët shia, duke kulmuar në ditën e dhjetë që njihet edhe si dita e Ashures.