E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gentian Beqiri u ekzekutua në gjumë, për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja

TIRANË- Gazeta Shqiptare zbardh sot të tjera detaje mbi vrasjen e ndodhur dje në Elbasan, ku një 40-vjecar, i cili akuzohej për ekzekutimin e një biznesmeni të njohur në 2005, u vra dje në banesën e tij, në shtratin ku dergjej i paralizuar prej mëse dy vitesh.

Gazeta Shqiptare e quan këtë rikthimin e vrasjeve mafioze në këtë qytet, ndërsa sqaron se viktima Gentian Beqiri u qëllua për vdekje me pistoletë silenciator teksa po flinte gjumë. Ai akuzohet në se vitin 2005 ka vrarë biznesmenin Sokol Çapja.

Sipas Gazetës Shqiptare, shteti ka shpenzuar rreth 150 milion lekë për ruajtjen e Gentian Beqirit, por me sa duket ekzekutorët kanë arritur të gjejnë skemën perfekte për të kryer krimin.

Ata janë paraqitur para policëve roje si miqtë e viktimës, duke thënë se do shkonin t’i bënin atij një vizitë. Policët kanë shpjeguar se viktima mund të ishte në gjumë së bashku me të atin, ndërsa e ëma kishte dalë për të bërë pazaret, por ekzekutorët kanë ngulur këmbë se nuk kishin mundësi të ktheheshin në një orar tjetër, dhe se do tentonin të trokisnin në derë. Ata i kanë thënë policëve se nëse dikush nuk ua hapte derën do të largoheshin.

Pasi kanë mundur të kalojnë policit, vrasësve nuk iu është dashur më shumë se 10 minuta, për të kryer krimin.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Elbasan, vritet 35-vjecari në arrest shtëpie, arrestohen pas 10 orësh dy autorë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›