Elbasan, vritet 35-vjecari në arrest shtëpie, arrestohen pas 10 orësh dy autorë
ELBASAN- Kapen dy autorët e dyshuar të vrasjes së Gentjan Beqirit. Polica bëri me dije se pas 10 orësh kërkimi ka arrestuar shtetasit lorenc Capja e Ajet Jaçe nga qyteti i Elbasanit.
Ende nuk dihen të dhëna më tepër për dy personat e arrestuar, ndërkohë blutë bëjnë me dije se në një konference për mediat ditën e nesërme do të sqarojmë me tepër detaje rreth ngjarjes. Mësohet se për vrasjen e Gentjan Beqirit pritet të ketë arrestime të tjera.
Gentian Beqiraj, 35-vjecari, i cili ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie është ekzekutuar me armë zjarri sot rreth orës 10:00 në lagjen ‘Sporti i Vjetër’, ndërsa autorët janë ende të paidentifikuar. Ndërkohë mësohet se edhe pse banesa ku mbeti i vrarë Gentian Beqiraj, ruhej nga dy efektivë të policisë, të cilët mbikëqyrnin të dënuarin kjo nuk ka penguar aspak dy autorët të hyjnë brenda për të kryer krimin.
Dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ka qënë babai i paralizuar viktimës. I moshuari i sëmurë duket se ka qënë personi që ka hapur derën e banesës për vrasësit. Nezir Beqiraj ka pësuar infarkt pas ngjarjes dhe ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në spital.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka sqaruar se viktima njihej ndryshe me emrin Ardian Metaj, ndërsa dyshohet se ishte autori i vrasjes së një biznesmeni dhe i disa veprave të tjera penale. Policia e Elbasanit shtoi se, bëhet fjalë për një vrasje të mirëorganizuar, ndërsa thanë se krimi mund të jetë kryer nga më shumë se një autor. Blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se janë vënë në gjurmët e autorëve të dyshaur.
Arrestohen policët roje
Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se, pak orë pas krimit janë arrestuar dy policët që ruanin banesën e Gentian Beqirajt, person ky i dënuar me masën e sigurisë arrest shtëpie.
Policët e arrestuar janë Sami Derstila dhe Neshat Budani, të cilët nuk kanë mundur të parandalojnë ekzekutimin e Beqirajt.
(ma.ar/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Elbasan, vritet 35-vjecari në arrest shtëpie, i ati i vdes nga infarkti