Gentilini, përfaqësues i BE në Kosovë edhe për 2 muaj
PRISHTINE-Fernando Gentilini do të qëndrojë edhe dy muaj në Kosovë si përfaqësues special i BE-së, për shkak se Brukseli dështoi të emërojë një emisar me mandat të plotë, raporton media kosovare.
Për shkak të mospajtimeve mes shteteve anëtare rreth riorganizimit të pranisë evropiane në Kosovë, Këshilli i BE-së me rekomandim të kryediplomates Catherine Ashton ishte pajtuar që Gentilinit t’i japin një mandat të përkohshëm deri më 31 korrik.
(s.g/rtk/BalkanWeb)