E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti: Thaci pa vizion për të ardhmen

TIRANË- Albin Kurti ka akuzuar sërish Hashim Thacin, këtë radhë gjatë një interviste për Infopress, ai e ka quajtur atë nxënës të dobët që mëson përmendësh gjërat që do recitojë para ndërkombëtarëve por që nuk ka vision për të ardhmen.

Sipas Kurtit, kryeministri Thaçi nuk e kupton ndarjen e pushteteve, ndonëse mund të dijë diçka rreth ndarjes.
"Ligjërimi i tij nuk arrin përtej retorikës me togfjalësha të thatë si: Sundimi i ligjit, treg i lirë etj. Ai thotë atë që beson se zyrtarët ndërkombëtarë kanë qejf ta dëgjojnë dhe asisoj të mëshirohen duke i falur një notë kaluese. Kryeministri Thaçi i ngjet një nxënësi të dobët që arrin të mësoj mësimet veçse përmendësh. Dha tamam si nxënës i dobët, nuk e bën për të ardhmen, por për të tashmen e atypëratyshme. Mbijetesë hesapi", ka thënë lideri i Vetëvendosjes.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›