E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gentilini, përfaqësues i përkohshëm i BE'së në Kosovë

Nga Express më 05 maj 2011 në ora 20:57

Diplomati italian Fernando Gentilini është zgjedhur të enjten mbrëma në Bruksel përfaqësues i përkohshëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërkaq mandati i tij zgjat vetëm tre muaj.

Në fakt, ky post i ri do të jetë më i modifikuar në mandatin e ri, pasi që pritet të jetë zyrë ndërlidhëse e BE-së, që do ta përfshijë zyrën e përfaqësuesit të posaçëm si dhe atë të ndërlidhjes së Komisionit Evropian.

Gentilini në këtë post vjen në vend të Piter Feith, i cili do të vazhdojë punën në Kosovë vetëm si Shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, pozitë në të cilën ka mandat të pakufizuar.

BE deri në fund të korrikut shpreson se do të ketë marrëveshje për rigrupimin e strukturave evropiane në Kosovë dhe do të emërohet emisari me mandat të plotë, për të cilin post konkurrojnë 13 diplomatë, në mesin e tyre edhe eurodeputetja Ulrike Lunaçek.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›