Lopez: Opsion, Premierliga

Nga Express më 05 maj 2011 në ora 16:47
Sulmuesi i Catanias, Maxi Lopez mund të transferohet në Premierligë gjatë afatit kalimtar të verës. Ish futbollisti i Barcelonës, fitues i Ligës së Kampionëve më 2006, spekulohet me largim nga klubi sicilian në fund të këtij sezoni.
Lazio besohet të jetë në mesin e klubeve të interesuara për 27 vjeçarin, por menaxheri Dario Bombini ka theksuar se klienti i tij mund të kalojë në Angli. “E ardhmja e tij? Në Itali ose Premierligë. Në ditët e ardhshme do të bisedoj me Catanian dhe do të gjejmë një zgjidhje që e kënaq klientin tim dhe Catanian”, tha Bombimi për ItaSportPress.