E Shtunë, 31 Tetor 2026

George Clooney gati për martesë

Sipas disa burimeve, aktori Clooney, pas divorcit në vitin 1993 nga aktorja Talia Balsam, ishte betuar se nuk do të martohej më kurrë, por tani po programon dasmën së bashku me të dashurën e tij, Sarah Larson, ish-kameriere në Las Vegas. Dhe kështu, pasi u ka marrë zemrën shumë grave në Hollivud, për Clooney vjen hapi vendimtar. Sipas “Daily express”, e dashura e tij kërkon të ketë një fëmijë para të 30-ave. 46-vjeçari Clooney ua ka prezantuar të fejuarën prindërve të tij.

Will Smith fiton gjyqin: “Nuk e dua Hitlerin”!

Will Smith do të marrë falje zyrtare nga një agjenci shtypi britanike, e cila e kishte cituar aktorin amerikan: “Hitleri ishte njeri i mirë”. Në artikullin e botuar më dhjetor nga “World Entertainment News Network”, titulli ishte ky: “Smith: Hitleri ishte njeri i mirë”. Avokati i aktorit - këngëtar, Rachel Atkins, para trupit gjykues në Londër, kishte thënë se artikulli nuk përkonte aspak me thëniet e tij dhe se Will Smith ishte vënë në një siklet të fortë nga kjo gjë. Mbrojtësi i agjencisë kërkoi falje për provat “jashtë realitetit”. Smith nuk ishte i pranishëm në gjykatë, por avokati i tij tha: “Klienti im e quan diktatorin një person të egër dhe kriminel”. Në fund, agjencia i ka kërkuar falje dhe ka paguar një gjobë, për shpenzimet gjyqësore.

25 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›