E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpara epitafit tënd, Kodra

Domenico BLAIOTTA

Përpara epitafit tënd KODRA…
dëgjova
edhe një herë
zërin tënd
të ndërprerë nga ngashërimi
për madhështinë e Bramantes,
për përsosjen e Moisiut…
Dhe dëshpërimi i Mikelanxhelos
lutej të thoshte fjalë…
Përpara epitafit tënd KODRA.
Më godet aradha e fytyrave
që - si unë - janë këtu
për nisjen tënde.
Pas çdo fytyre
një vepër e jotja
robot, totem, muzikant
- të dashurit e pikturave të tua -
mbledhur në shenjë mirënjohjeje…
E fortë është thirrja…
Do të vazhdosh të na tregosh
shenjëzat e jetës…
Përpara epitafit tënd KODRA…
Mbyll sytë…
Endërroj…
Qielli lart përnxihet,
dielli erret
si kjo shqiponjë e madhe
me flatrat shpalosur
që avitet…
Të merr me vete,
të çon në qiell…
Përpara epitafit tënd KODRA…
Hap sytë,
vrojtoj…
yjet të rrethojnë,
s’të lënë të ikësh, jo,
shkruaj,
me thjeshtësinë e një fëmije:
shqip “Besa shqiptare”…
Përpara epitafit tënd KODRA…
zbret shqiponja…
Eshtë udhëtimi yt më i gjatë
deri thellë tek shpirtrat
Hareja hyjnore
të pret në prehër…
Amë
- përtej detit Adriatik -
e mëmës mëmëdhe…
Udhëtimi
mbaroi…
pa mbarim është arti yt…

Përktheu Visar Zhiti

25 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›