E Shtunë, 31 Tetor 2026

George Steiner vjen në shqip

Nga Alfred Beka më 19 janar 2011 në ora 12:30

Autor i mbi dymbëdhjetë librave, George Steiner njihet sot si një ndër mendjet e mëdha të kohës sonë

Eseist, kritik letrar, romancier, filozof amerikan, i lindur në Europë, George Steiner konsiderohet si një ndër figurat me ndikim më të madh në botën e sotme intelektuale. Disa prej veprave të tij si: The death of tragedy; After Babel etj, janë kthyer në pika referimi të kulturës bashkëkohore. Ky është libri i parë i George Steiner’it i përkthyer në shqip.

Për këtë libër, gazeta The New York Times ka shkruar se “Një libër i ri i Steiner’it përbën gjithnjë një ngjarje”. Ndërkaq, filozofi Edward Said është shprehur për librin kësisoj: “I mrekullueshëm.... një fenomen”.

Edhe The Washington Post e vlerëson autorin Steiner.

“Askush sot nuk shkruan dot për letërsinë si George Steiner. Të paktë janë ata që arrijnë elokuencën e mënyrës së tij të të shkruarit”, vlerëson kjo gazetë.

Libri “Në Kështjellën e Mjekërkaltrit (Shënime për një ripërcaktim të Kulturës)” është botuar nga botimet IDK, ndërsa është përkthyer në shqip nga shkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu. Libri ka 125 faqe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›