BE kërkon zbardhjen e incidenteve në Maqedoni
Bashkimi Evropian deklaroi se është njohur me rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni , ku në pjesën më të madhe të vendit ishin të rregullta dhe të qeta, por në disa pjesë zgjedhjet u shoqëruan me dhunë dhe frikësime. Presidenca e BE-së e kryesuar nga Sllovenia mbështet nismën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderëve të tjerë politik që të përsëriten zgjedhjet në disa rajone të caktuara, për të ndikuar në legjitimitetin e zgjedhjeve. Presidenca sllovene gjithashtu i bëri thirrje liderëve të Maqedonisë që pas zgjedhjeve, ndriçimit të parregullësive dhe dënimit të personave përgjegjës, duhet të forcojnë përkushtimin për reformat. BE ka shprehur kënaqësinë që të gjitha partitë politike në fushatën zgjedhore janë angazhuar që vendi të hapërojë për anëtarësim sa më të shpejtë në BE dhe NATO. (INA)