E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia lëshon raketë ndërkontinentale

Rusia ka deklaruar se e ka "testuar me sukses” një raketë të re ndërkontinentale.

Koloneli Vadim Koval i Forcave Strategjike të Rusisë iu tha gazetarëve në Moskë se raketa e re ndërkontinentale është lëshuar nga Plesetski në veriperëndim të Rusisë dhe e ka arritur shënjestrën në lindje të gadishullit të Kamçatkas.

Koval tha se raketa është zhvilluar krahas sistemit të mbrojtjes kundër-raketore, që synon forcimin e kapaciteteve luftareke të Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›