E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet mjeku që zbuloi vendstrehimin e Bin Ladenit

Autoritetet pakistaneze dënuan të mërkurën me 33 vjet burg një mjek, që akuzohej se ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara ta gjejnë liderin e Al Kaidës, Osama bin Ladenin.

Mjeku, Shakil Afridi, është akuzuar se ka drejtuar një fushate të rreme vaksinimi në Abotabad, që ndihmoi në identifikimin e vendit të fshehjes së Bin Ladenit në qytetin verior të Pakistanit.

Afridi, i cili u shkarkua si mjek i qeverisë dy muaj më parë, u shpall fajtor nga një gjykatë në rrethin e Kyberit, që është një rajon gjysmë-autonom fisnor.

Forcat speciale amerikane bastisën vendstrehimin e Bin Ladenit në Abotabad dhe e vranë atë në maj të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›