E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani dhe fuqitë botërore takohen në Bagdad

Përfaqësuesit e Iranit dhe të gjashtë fuqive botërore po takohen në kryeqytetin irakian, Bagdadin, me përpjekjen për të gjetur një rrugë mbi programin bërthamor të Iranit.

Takimi i së mërkurës sjell në një vend krye-negociatorin iranian për çështje bërthamore, Said Xhalil, dhe përfaqësuesit e pesë shteteve të përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara-Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe të Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë.

Bisedimet e fundit të kësaj natyre janë mbajtur në muajin prill në Stamboll, ndërsa kishin përfunduar pa ndonjë rezultat.

Para takimit në Bagdad, raportohej që Irani të ishte pajtuar parimisht që t`u lejojë hetuesve të OKB-së të verifikojnë nëse ky vend ka pasur plane për zhvillimin e armëve bërthamore apo jo.

Megjithatë, nuk është arritur asnjë marrëveshje. Republika Islamike mohon të ketë synuar ndërtimin e armëve bërthamore.

Amir al-Musavi, këshilltar i lartë i presidentit të Iranit, Mahmud Ahmedinexhad, foli për kërkesat e Iranit

“Irani po kërkon dy gjëra: e para është njohja ndërkombëtare e së drejtës së Iranit për shfrytëzimin me qëllime paqësore të fuqisë bërthamore dhe e dyta është heqja e sanksioneve të cilat ishin vënë padrejtësisht ndaj Iranit”, u shpreh ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›