E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pragë, zjarr në aeroplanin rus, 6 të plagosur

Zyrtarët ushtarakë çekë dhe rusë thanë se të paktën gjashtë persona janë plagosur rëndë nga një zjarr që përfshiu një aeroplan rus të vëzhgimit.

Raportet thonë se zjarri është shkaktuar nga mosfunksionimi i rrotave gjatë uljes, teksa aeroplani përgatitej të ulej në bazën ajrore Çaslav, afër Pragës.

Një zëdhënësi i Ministrisë çeke të Mbrojtjes u tha gazetarëve se 23 pjesëtarë të personelit ushtarak, 14 rusë dhe nëntë çekë, ishin në bordin e aeroplanit.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov tha se aeroplani ishte në një fluturim vëzhgues mbi Republikën Çeke, nën Traktatin e Qiejve të Hapur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›