E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje forme e re teatri neper rruget e Nju Jorkut

Nju Jorku eshte nje qytet-teater duke patur parasysh rrugen  e famshme Broadway si dhe teatrot e tjera ne zona te ndryshme te qytetit. Nje projekt i quajtur Art ne qender te qytetit ka te beje me intrepretimin e aktoreve te rinj 13 deri 19 vjec. do vit ata vene ne skene nje drame te re ambicioze qe shkruhet dhe drejtohet nga themeluesi i trupes Ryan Gilliam. Drama e ketej vit eshte Luftrat e lagjes Bowery Pjesa e pare nje variete me temen e luftes qe u zhvillua ne shekullin e 20-te per kontrollin e zones zbavitese te qytetit te njohur si Lagja Bowery ne Mahhatenin e Poshtem. Drama interpretohet jashte neper rruget e qytetit

Keta aktore adoleshente drejtohen nga regjisori Ryan Gilliam skenarist dhe themelues i kompanise Downtown art. Ata jane duke bere prova neper rruge ne qender te Manhatanit ne mesin e taksive dhe kalimtareve.

Aktoret jane te moshes 13-19 vjecare dhe sot kane ardhur nga zona te ndryshme te qytetit per te bere prova para nje jurie duke shpresuar te behen pjese e kompanise. Gilliam thote se ai zgjedh ata adoleshente qe duket se e pelqejne me teper aktrimin edhe kur ata jane te qete nga natyra dhe te turpshem.

Cilido prej ketyre te rinjve qe ndjen emocione per te bere dicka krijuese eshte i talentuar. Atyre  vetem qe ndoshta nuk u eshte dhene ende rasti per te shfaqur talentin.

Ndersa provat vazhdojne aktoret behen gati per aktin e dyte.

Xhahsai Chase Owens dhe Zhan Kisera jane 16 vjec. Ata 4 vjet qe jane pjese e grupit teatral.

Ketu kam takuar disa nga miqte e mi me te mire. Une hyra ne teater me mendimin per te mesuar p.sh. komunikimin me njerezit ne kete rast me regjisorin-tani me duhet te iki

Shihet qarte qe kjo nuk eshte skena e zakonshme e teatrit. Kjo eshte nje menyre e re origjinale novatore dhe nje lloj interesant interpretimi.

Skenari i drames Luftrat e lagjes Bowery eshte shkruar nga drejtuesi i grupit dhe njekohesisht regjisor Rajen Gilliam me muzike te Michael Hickeyt. Ajo e merr temen nga gara e ashper per bashkine e Nju Jorkut ne vitin 1903 dhe lufta midis dy grupe gangsteresh te qytetit.

Dje bandat Eastmen dhe Five Pinters thyen rekordin e gjakderdhjes duke luftuar me arme dhe duke perhapur terror ne te gjithe pjesen lindore te qytetit. Nje person u vra ndersa nje tjeter eshte plagosur rende.

Ne aktin e pare aktoret udhetojne neper rruge duke e thene  pa ze rolin e tyre. Publiku i ndjek ata duke degjuar me i-Pode permes dialogjeve dhe muzikes se regjistruar me pare.

Kalimtaret nuk degjojne asgje pra intrepretimi i aktoreve u ngjan atyre  me nje pantonime te cuditshme.

Megjithese disa anetare te trupes jane teper te talentuar regjisori Gilliam thote se synimi i grupit nuk eshte te pergatise aktore por te ushqeje shpirtin krijues te adoleshenteve. Ai thote se kjo eshte arsyeja qe kompania funksionon me nje buxhet prej vetem 80 mije dollaresh ne vit.

Nje nga gjerat qe mund te them kur punoj me adoleshnetet duke i ndihmuar ata te bejne pune krijuese eshte se ky jo vetem qe eshte nje proces artistik qe te jep kenaqesi por ai ndikon ne jeten e te gjitheve. Te gjithe ne ndjehemi me te lumtur pas dy ore provash jemi me prane njeri tjetrit dhe te gatshem per te vazhduar jeten qe na pret pas provave.

Kompania Art ne qender te qytetit vazhdon ate qe regjizori Gilliam e quan seriali i tij i trashegimise per vitin e ardhshem me pjesen e dyte te drames. Ne kete pjese tregohet historia e dashurise se dy te rinjve bazuar tek Romeo dhe Zhuljeta e Shekspirit te cilet gjenden ne mesin e luftes se bandave te ndryshme per te marre kontrollin e lagjes Bowery te Nju Jorkut. Regjisori Xhilliam thote se edhe pjesa e dyte do te interpretohet pikerisht neper rruget ku jane zhvilluar keto beteja 100 vjet me pare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›