Durrës, gjendet një kufomë e dekompozuar në det

Trupi i pajetë i një personi, i seksit mashkull, rreth 40 vjeç është gjetur mesditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.
Kufoma e dekompozuar e 40-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është gjetur në bregdetin e Bisht Pallës nga kalimtarët të rastit të cilët kanë lajmëruar policinë.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 40-vjeçarit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.