E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerard Butler nje baba i deshtuar

Një futbollist në fund të karrierës dhe njëkohësisht një baba në kërkim të kohës dhe dashurisë së humbur.

Është ky roli i ri i Gerard Butler, aktori skocez bjond dhe me sy bojëqielli, i zhvendosur në Amerikë ku është një nga aktorët më të kërkuar.

Pas personazheve muskulozë mbi të cilët ka ndërtuar karrierën e tij, që nisi me “300” të Zack Snyder, 41-vjecari mund të luajë një rol që të tregojë maturinë e tij.

Bëhet fjalë për “Playing the Field” i regjisorit italian Gabriele Muccino, në të cilin Butler është protagonist dhe producent.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›