E Shtunë, 31 Tetor 2026

Johnny Depp dy filma me Disney

“Disney” dhe kompania “Infinitum Nihil” e aktorit Johnny Depp kanë bashkuar forcat për të realizuar dy projekte të reja.

Lajmin e bën të ditur faqja e internetit Deadline.

Bëhet fjalë për një version kinematografik të serisë televizive të viteve ’70, “The Night Stalker”, si dhe për një film historik mbi heroin e Revolucionit Amerikan, Paul Revere.

Kalërimi i tij gjatë natës në vitin 1775 shërbeu për të cuar dëm tentativën e anglezëve për të sulmuar depot e armëve dhe municioneve të rebelëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›