E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerd Myleri i paarritshem, sulmuesi i rekordeve

Ne arenen nderkombetare dhe ne historine e Bundesliges gjermane eshte legjende dhe njihet ndryshe si "bomber". Fjala eshte per Gerd Mylerin. I lindur ne 3 Nentor 1945, Gerhard Myler u rrit ne nje fshat te Zinsenit te Gjermanise. Fshati nuk kishte fushe, ndaj Myleri udhetonte cdo dite ne qytet per te luajtur futboll. Ne moshen 15 vjec ai u regjistrua me ekipin TSV 1861. Nisi karrieren si futbollist. Ishte pak i shendoshe ne fillim dhe njerezit mendonin se ai nuk do te behet kurre nje futbollist. Ne sezonin e pare me TSV, Myler shenoi 32 gola. Ne vitin 1964, Bajern Mynih i beri nje oferte. Ne ate kohe, Bajerni ishte ne divizionin e dyte gjerman. Nuk pati nje start te mire, sepse theu krahun, por me t'u rikthyer shenoi menjehere. Myler, me te riun Franc Bekenbauer dhe me Sep Majerin u bene treshja e famshme e Bajern Mynihut. Sezoni i pare per Bajernin ishte i suksesshem, pasi triumfoi ne Kupen e Gjermanise. Per Bajern Mynih nis epoka e arte. Tre tituj te Liges se Kampioneve. Ne prill, ne vitin 1966, Myleri shenoi per here te pare kater gola ne nje ndeshje nderkombetare me Gjermanine. Ishte ndeshja e dyte kur ai shenoi pokerin ndaj ekipit tone perfaqesues. Ishte 22 vjec dhe u votua lojtari i vitit ne Gjermani. Me tej me Bajernin do te vinin tituj kampione dhe trofe evropiane. Tre here fitues i Liges se Kampioneve . Me shume medalje do te vijne ne vitin 1973, teksa ndihmoi Bajernin te fitonte titullin e dyte radhazi. Viti 1974 do te ishte me i mire per "bomberin". Bajerni fitoi prape Bundesligen duke bere tre tituj radhazi dhe Myleri ishte ne krye te golashenuesve, per te tretin vit radhazi. Nje trofe i mungonte galerise se Gerd Mylerit, Kupa e Botes. Ne vitin 1974, ne ndeshjen finale, Gerd Myler shenoi golin e fitores duke i dhene trofeun Gjermanise. Holanda e te madhit Johan Krujf, perfaqesuese e "Futbollit Total", mundet 2-1 ne ndeshjen finale. Ishte ndeshja e fundit e Gerd Mylerit, pas finales se kupes se botes. Ai shenoi golin e fitores dhe nje dite me pas eshte terhequr nga futbolli nderkombetar. Myleri shenoi golin e 14-te ne Kupen e Botes, duke kaluar rekordin e Just Fontein, rekord qe vazhdon te mbetet ne fuqi. Ai e perfundoi karrieren me ndeshjet nderkombetare me 68 gola ne 62 ndeshje, shifra qe e mbajne ate ne panteonin e lojtareve me te medhenj te botes. Ne vitin 1975, Myler e ndihmoi Bajern Mynihun te fitoje nje trofe tjeter, Kupen e Kupave dhe Bajerni ishte ekipi me i suksesshem i kohes. Ai e la Bajernin, pasi kishte shenuar 542 gola ne 589 ndeshje, perfshire 398 ne lige, nje rekord qe mbetet edhe sot ne fuqi. Ne tre vitet e fundit kaloi ne SHBA ku dhe me tej vari "kepucet ne gozhde".

Myler shenoi 582 gola ne 669 ndeshje dhe eshte aktualisht rekordmen i numrit te golave qe jane shenuar ndonjehere ne Bundeslige. Ai mbetet sulmuesi i paarritshem i futbollit gjerman.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›