E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Ari Han, me i menduar se kurre para Azerbajxhanit

Trajneri i ekipit tone kombetar Ari Han eshte larguar i pavendosur per te afruar ne lojtar te kampionatit tone ne radhet e kuqezinjve. Pritej qe nga Tirana te pelqente ndonjerin prej mbrojtesve. Duket se ne listen anti-Azerbajxhan nuk do te kete vend per lojtare te tjere nga kampionati yne. Niveli i dobet i ndeshjeve i kane lene nje shije te hidhur "timonierit" qe ka nisur menjehere turin evropin per te gjetur lojtare te tjere. Ndaj Azejbarxhanit, holandezi do te testoje lojtaret e rinj, qe do te mund te behen me vone pjese e ekipit ne ndeshjet zyrtare. Sipas burimeve prane stafit te holandezit, ne listen e Ari Han nuk eshte shtuar deri tani asnje futbollist. Vetem disa dite me vone, kur Han te kete pare edhe lojtare te tjere qe luajne ne kampionatet e huaja, do te mesohen emrat e rinj. Nje qendermbrojtes dhe nje sulmues jane percaktuar si lojtare te emergjences, nga ana e holandezit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›