Partizani i Shpetim Duros pret me padurim janarin
Partizani po e pret me padurim muajin janar, kur do te rihapet merkatoja e dimrit, per te bere ndryshime e duhura, apo kthesen e madhe qe paralajmeroi pak kohe me pare presidenti i te kuqve, Albert Xhani. Pas humbjeve te njepasnjeshme dhe nderrimit te trajnereve, Partizani ka larguar edhe disa lojtare te tjere nga formacioni baze. Pas nente javeve te para, humbja e fundit me Shkumbinin e ka perkeqesuar gjendjen ne kampin e kuq. Presidenti i Partizanit ka urdheruar qe te largohen andej nga kishin ardhur lojtaret e huaj. Dje ne stervitje Shpetim Duro ka drejtuar ekipin, ne vigjilje te javes se 10-te te kampionatit. Nderkaq, eshte bere e qarte se Partizani, aktualisht ne vend te fundit, vetem pas rikthimit ne merkato do te mund te ndertoje nje ekip qe do te dale nga situata aktuale por do te garoje perballe me pretendentet. Ekipi do te jete gati edhe per sezonin e ri. Ky ka qene premtimi i presidentit Xhani, pas paraqitjes se fundit. Afrimi i brazilianeve ishte nje deshtim i merkatos se veres dhe per kete arsye ekipi nuk ka mundur dot te ngrihet ne klasifikim. Sipas drejtuesve te Partizanit, kete vit ekipi do te bej perpjekjet e para per t;iu larguar zones se ftohe dhe me tej do te nise faza e ndertimit te nje skuadre pretendente, sikurse partizani eshte njohur ne tere historine. Bruno, Roma dhe Kastelec ishin lojtare te formacionit baze, por ne keto jave te mbetura te ketij viti, trajneri i te kuqve ka menduar se te rinjte qe qendrojne ne stol do te jene me te pergjegjshem per te perfaqesuar fanellen e Partizanit. Ata e dine me mire se brazilianet historine e klubit te Partizanit.