Gërdec- banorët s'kanë besim te drejtësia
Personat që janë prekur nga tragjedia e shpërthimeve në zonën Gërdec, kanë humbur besimin te drejtësia. Ata ndihen të pasigurt nëse do të vendoset drejtësi për shkaktarët e kësaj tragjedie. Numri i vikimave ka arritur 26 dhe të plagosurit janë me qindra, por të mbijetuarit akuzojnë shtetin si shkaktar të kësaj tragjedie, duke treguar se janë mosbesues për ndëshkimin e fajtorëve.
Situata në Gërdec është ende e vështirë, pasi të rritur e fëmijë të mbetur pa strehë po presin kthimin e besimit te shteti ligjor.