Gjinushi- cënimi i presidencës, cënim i pavarësisë së gjyqësorit
Skënder Gjinushi flet për ndryshimet në Kushteutë të propozuara nga PD-ja.
Kryetari i PSD-së deklaron së nuk duhet cënuar institucioni i
Presidencës pasi kjo është cënim i pavarësisë së gjyqësorit dhe si e tillë është e papranueshme.
Sipas tij "presidenti nuk mund të zgjidhet me një shumicë më të dobët se Avokati i Popullit, apo siç votohen ligjet për Gjykatën e Lartë, për gjyqësorin në tërësi, Prokurorinë apo kodet institucionale të cilat kontrollohen nga presidenti i Republikës". Ndërsa më tej ai shtoi se shumica prej 84 votash është e vetmja mënyrë për të mos e vënë Presidentin nën Kontrollin Ekzekutiv. Ai ka përfunduar duke folur se "Aq të pastudiuara dhe tendencioze janë ndryshimet e propozuar saqë flitet për kundërfirmosje dekretesh".