Meta: Bojkoti, presion i Ramës për të marrë Presidentin

Kreu i LSI, shigjeton nga Korça kryesocialistin Edi Rama: “Bojkoti i opozitës, një turp i Edi Ramës”Kryetari i Lëvizjes Socialiste dhe njëherazi zv/Kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, deklaron se drejtimi politik që po ndjek Edi Rama, pra ai i bojkotit, bëhet me arsye se kryesocialisti Edi Rama kërkon të kapë institucionet e pavarura, duke filluar nga Presidenti. Meta u shpreh nga Korça, pas një takimi të zhvilluar me kryesinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, se bojkoti i opozitës është një turp personal i Edi Ramës, që do t’i sjellë vetëm dështime. “Bojkoti është një turp, dhe me këtë bojkot opozita nuk do arrijë dot të marrë as presidentin, as kryetarët e gjykatave dhe as prokurorinë. Bojkoti është një turp dhe për vendin, natyrisht që nuk është gjë pozitive derisa ka një opozitë që bën gjera të tilla. Ky është një bojkot i pa justifikueshëm. Krizë nuk ka, kriza është brenda atyre që thonë dhe bërtasin për krizë”- deklaroi Meta përpara anëtarëve të LSI. Meta ka shtuar se mazhoranca është e hapur për dialog me opozitën, por kjo kërkesë që mund të zgjidhte ngërçin politik refuzohet vetëm nga lideri i PS, Edi Rama. Duke qëndruar tek bojkoti i PS, Meta vuri në dukje dhe pozitën e deputeteve socialistë dhe fatet e mandateve të tyre.“Shqipëria ka një kushtetutë dhe ajo duhet të zbatohet edhe për mandatet e deputeteve edhe për pretendimet që kanë patur të bëjnë, është respektuar kushtetuta dhe janë konsumuar të gjitha mjetet ligjore. Dialogu është gjithnjë i mirëpritur, por ai është refuzuar vetëm nga një person dhe kjo është çështje e tyre. Për të gjitha çështjet e tjera do të zbatohet kushtetuta”.Kreu i LSI që disa ditë më parë theksoi se nuk të plotësohet kurrë kërkesa e PS për hapjen e kutive, sot tha se dhe kriza ekonomike në vend që deklaron herë pas herë PS është trillim i selisë rozë.“është për të ardhur keq që nuk kanë kuptuar akoma që kush është Shqipëria sot, ajo është një anëtare e NATO-s, Shqipëria është një vend i cili po përgatitet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, ndërsa ka dhe boshllëqe të tilla si kjo mënyre e të dëmtuarve të demokracisë, por bojkoti është krejtësisht i pajustifikuar dhe i pamoralshëm”....