E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia pret Afganistanin dhe Pakistanin si mbështetje për të negociuar me talebanët

Turqia do të organizojë një takim mbi konfliktin në Afganistan, si mbështetje ndërkombëtare për të negociuar me talebanët.
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai dhe homologu i tij Pakistanez Asif Ali Zardari mbërritën në Stamboll për të marrë pjesë në takimin që organizohet të hënën.
Takimi do t'i hapte rrugën një konference ndërkombëtare në Londër këtë javë për të caktuar një afat kohor për kontrollin e sigurisë afgane.
Shteti myslyman turk, njëkohësisht edhe pjesëtar i NATO-s, ka marrëdhënie të veçanta me Afganistanin dhe me Pakistanin.
Për këtë Turqia është duke përdorur ndikimin e saj për t'i sjellë fund konfliktit në Afganistan.
Karzai ka folur shumë herë në të kaluarën për hapjen e negociatave me Talibanët, por ka qënë kryengritja që ka penguar këtë gjatë dy viteve të fundit.
Fqinjët druhen se konflikti në Afganistan mund të krijojë më tej një rajon të paqëndrueshëm. Ndërkohë disa nga fqinjët shqetësohen gjithashtu për praninë e vazhdueshme të forcave amerikane dhe nga kërcënimi që vjen nga përhapja e militantizmit islamik.
Zyrtarë turqë thanë se është shumë e rëndësishme të vërehet se si fqinjët do të ndimojnë dhe do të mbështesin në arritjen e stabilitetit në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›