E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, Alba-Demilborxh 500 mijë euroMEICO-s

TIRANë- Kompania Alba-Demil e Mihal Delijorgjit një nga të akuzuarit kryesorë të tragjedisë së rëndë të Gërdecit i detyrohet MEICOS rreth 500 mijë euro borxh. Shifra e madhe është konfirmuar sot nga drejtori aktual i Meicos Granit Leka i cili në kohën para shpërthimit tragjik kishte rolin e nëndrejtorit të MEICOS.

Leka dëshmoi sot në procesin e rradhës që po zhvillohet në gjykatën e Tiranës duke deklaruar para trupit gjykues se Alba Demil i detyrohet MEICOS 400-500 mijë euro, shumë kjo e cila nuk është kthyer për shkak të bllokimit të aseteve dhe llogarive të Delijorgjit menjëherë pas tragjedisë së 15 marsit të 2008.

Leka tha gjithashtu se është njohur me ketë borxh vetëm pasi mori detyrën e drejtorit të MEICOS pas arrestimit të Ylli Pinarit dhe pas kryerjes së bilancit të plotë të MEICOS. Borxhet duket se janë akumuluar gjatë viteve 2007-2008, kohë kur Alba-Demil kryente demontimin e fishekëve në Gërdec.

Në seancën e sotme dëshmoi gjithashtu dhe asistentja, njëherazi dhe sekretarja e ish-drejtorit të MEICOS Suzana Durhani aktualisht me detyrë juriste. Durhani deklaroi se merrej me korespodencën e Pinarit dhe linte takimet me personat të cilët e takonin atë. Ish sekretarja tha se e kishte njohur Delijorgjin pasi ka takuar ish drejtorin e MEICOS Ylli Pinarin. Por tha gjithashtu se nuk kishte dijeni për cfarë ishte biseduar në takim pasi nuk kishte qenë e pranishme. Gjyqtarët pyetën Durhanin nëse e kishte njohur Patrik Henrin administratorin e kompanisë SAC, për të cilin ish sekretarja e Pinarit tha se nuk e ka njohur.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›