E Diel, 1 Nëntor 2026

Wenger shpreson që Anglia ta fitojëBotërorin

JOHANESBURG-Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai shpreson që kombëtarja angleze ta fitojë Kupën Botërore.
Wenger aktualisht ndodhet në Afrikën e Jugut, por kësaj here në pozicionin e komentuesit televiziv.

“Jam këtu për të komentuar për Francën, por po ashtu e përkrah Anglinë pasi kam punuar atje një kohë të gjatë dhe mendoj se Anglia ka nevojë për sukses”.

“Jam tifoz dhe kur e shoh një ndeshje, ekipi që ka prirjen më pozitive, që është më bujar në shpirt, fiton përkrahjen time. Për ekipet që janë negative, gjithmonë jam ca ngurrues”, ka thënë Wenger.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›