PS kallëzim penalndaj Berishës: Kërcënoime jetë Ballën
TIRANË- Pas dorëzimit të kallëzimit penal në prokurori të demokratëve për deputetin Tom Doshi, me akuzën e kërcënimit me jetë trë deputetit demokrat Gent Strazimiri, ka ardhur dhe kundërpërgjigjja e socialistëve. Me anë të deputetit Sajmir Tahiri socialistët kanë kallëzuar penalisht kryeministrin Sali Berisha, për kanosje ndaj jetës së deputetit Taulant Balla, gjatë një debati në Kuvend, i ndodhur dy vite më parë.
Ka qënë deputeti socialist Saimir Tahiri që ka depozituar mesditën e sotme në prokurorinë e përgjithshme padinë në emër kryeministrit. Tahiri nuk e cilësoi si të vonuar këtë nismë të socialistëve, por sipas tij organi i akuzës për një cështje të tillë duhet të ishte vënë në lëvizje dhe me iniciativën e saj.
Para një jave deputetët demokratë kanë depozituar në prokurori kallzimin penal ndaj deputetit Doshi për kanosje ndaj jetës së deputetit Gent Stazimiri. Demokratët kanë kërkuar nga prokuroria e përgjithshme heqjen e imunitetit të deputetit Doshi dhe ndjekjen penale ndaj tij. Ndërkohë që sot në mesditë erdhi edhe reagimi i PS.
(m.a/BalkanWeb)