E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gërdeci", Delijorgji: Nuk kisha dijeni për demontimin

Për herë të parë pas tre vjetësh gjykim të çështjes “Gërdeci” vjen për herë të parë në gjykatën e Tiranës për të dëshmuar administrator i Alb-Demil Mihal Delijorgji. Në dëshminë e tij para togave të zeza, Delijorgji është marrë në pyetje si person i pandehur dhe jo në cilësinë e administratorit. Në lidhje me demontimin që bëhej në farikën e Gërdecit Mihal Delijorgji ka pohuar se nuk kishte lidhje me demontimitn, pasi ka qenë nënkontraktor i firmës amerikane SAC e cila kishte këtë të drejtë dhe jo Alba demil. Sipas kontratës ka pohuar Delijorgji firma në të cilin isha unë administrator është marrë vetëm me financimet si dhe me ndërtimin e ambientit për pjesën tjetër siç është demontimi unë nuk kam pasur asnjë lidhje. "Kontrata e firmës SAC ishte me shtetit unë nuk kam pasur asnjë interes. Ajo që kisha lidhje unë ishte ndëritimi i ambinetit si dhe skrapi, demontimin unë nuk kam pasur lidhje", ka pohuar Milhal Delijorgji. Ndër të tjera në dëshminë e tij Delijorgji ka pohuar se e njihet Patrik Henryn dhe e ka takuar në Gërdec, ndërsa Ylli Pinarin në ambientet e firmës MEICO. Ndërkohë që në seancën e ditës së hënë kjo ka qenë vetëm një pjesë e dëshmisë së Mihal Delijorgjit, pasi ai do të dëshmojë sërisht ditën e premte ku këtë herë do të përgjigjet si administrator i firmës Albdemil dhe do të japë të gjithë përgjigjet në lidhje më aktivitetin e kësaj firme. Kështu pas arrestimit ndryshimit të masës së sigurisë, Delijorgji paraqitet për herë të parë në senacën e tragjedisë së Gërdecit ku janë të pandehur 29 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›