E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi, hidhet nga kati i 4, në gjëndje të rëndë 34-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Peshkopi, ndërsa një person ende i paindetifikuar, është hedhur nga kati i katërt i një pallati, duke shpetuar me mjafte fraktura. Sipas policisë, ky veprim i menjëhershëm ka ndodhur vetëm pasi 34-vjeçari ka ushtruar dhunë mbi nënën dhe motrën e tij. Ai ka marrë goditje të rënda në trup ndërsa është hedhur nga një lartesi e madhe.
 

Pamja ka shokuar shume banore të zones dhe kalimtarë, të cilet kane njoftuar me urgjencë policinë, ndërsa 34-vjeçari është shtruar për në spitalin e Peshkopisë.
 

Nje grup hetimor në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për të zbardhur atë qe ka ndodhur dhe motivet e saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›