E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci”, Gjykata e Lartë pranon padinë ndaj ministrit Mediu



Gjykata e Lartë ka pranuar padinë e bërë nga dy të dëmtuar të tragjedisë së Gërdecit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Padia u depozitua pak javë më parë nga 12-vjeçari Roxhers Durda dhe Alketa Hazizaj. Ndërkohë, në bazë të shortit të hedhur, gjyqtarja Ariana Fullani është caktuar për të kryesuar trupën gjyqësore për padinë e Roxhers Durdës. Mediu është paditur nga Durda për plagosje dhe dëmtime të rënda. Sipas njoftimit për shtyp, për padinë e Alketa Hazizajt relator i çështjes është caktuar gjyqtari Andi Çeliku.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›