E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës, padi drejtuesve të qeverisë dhe shefave të Policisë së Tiranës



Bashkia e Tiranës ka paditur disa drejtues të qeverisë dhe shefat e policisë të Tiranës, pasi pretendon se i është cenuar imazhi. “Në lidhje me baltën publike që politika qeveritare po hedh mbi Bashkinë e Tiranës, krahas shpjegimeve publike, kemi zgjedhur dhe rrugën ligjore për dënimin penal të personave përgjegjës, si dhe për dëmshpërblimin e Bashkisë së Tiranës për imazhin e cenuar. Dëmshpërblimi do të shkojë për shtimin e shërbimeve ndaj komunitetit. Sot po dorëzojmë 4 kallëzime për fillimin e çështjeve penale ndaj Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, zotit Sali Berisha, ndaj funksionarit të PD-së, zotit Aldo Bumçi, ndaj drejtorit të Policisë së Qarkut, zotit Tonin Vocaj, si dhe ndaj zv.drejtorit të Policisë së Qarkut për Sigurinë Publike, zotit Gjergji Jorgo. Gjithashtu, kallëzimi tjetër është ndaj kryeinspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Hekuran Hoxhalli”, - shpjegon juristja e Bashkisë së Tiranës, Migena Vishko. Padia u dorëzua në Prokurorinë e Rrethit Tiranë paraditen e djeshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›