Tiranë, goditet baza e prostitucionit, në pranga dy persona
Policia e Tiranës organizoi operacionin “Shtëpia e vjetër”, ku ndaloi dy persona. Në prangat e uniformave blu ranë 48-vjeçari H. Lamaj, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe V.K., 40 vjeçe, lindur në Burrel dhe banuese në Shkozë. Sipas burimeve nga policia, ndalimi i tyre u krye pasi në rrugën “Emin Harizi” në kryeqytet, në ambientet e një lokali, shtetasja e sipërcituar është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion, veprimtari të cilën dyshohet se e ka ushtruar për një periudhë disamujore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.000 lekë dhe dy telefona celularë. Policia kreu veprimet procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “prostitucionit”, në ngarkim të shtetases V.K., ndërsa 48-vjeçari akuzohet për veprën penale të “mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.