E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj Fatmir Mediut

Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen ndaj Ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu, i cili ishte paditur nga banorët e Gërdecit.

Duke iu referuar Gjykatës së Lartë, në akuzën e re të ngritur nga banorët e Gërdecit, nuk ka elemente të veprës penale, që të vërtetojnë fajësinë e tij.

Një ditë më parë, kjo Gjykatë mori në shqyrtim padinë e një grupi banorësh të Gërdecit, të cilët e akuzojnë ministrin Mediu për plagosje të rëndë nga pakujdesia.

Nga tragjedia e Gerdecit në Vorë, më 15 Mars te vitit 2008 humbën jeten 26 persona, ndërsa u plagosen 300 të tjerë, kurse dhjetra banesa e biznese u shkatërruan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›