E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqet në publik,ish lideri i PS-së Nano

Shfaqet sërish në publik ish lideri i Partisë Socialiste Fatos Nano. Sipas informacioneve Nano së bashku me bashkëshorten e tij do të shkojnë të aplikojnë për kartat e identitetit në njësinë bashkiake numër dhjetë në kryeqytet. Nano prej kohësh është tërhequr nga politika që kur dha dorëheqjen si kryetar i PS-së më 1 shtator të 2005-ës. Pas fjalimit të dorëheqjes më 1 shtator, Nano u largua nga skena politike, për t'u dukur në ndonjë takim dhe për tu paraqitur në seancat parlamentare shumë pak për të thënë asnjëherë. Pas zgjedhjes së Ramës në krye të selisë rozë, Nano po qëndron për një kohë në heshtje. Por nuk dihet ende nëse ish-kryetari socialist të përfshihet në fushatën e partisë më të madhe në opozitë duke qenë se mund të rikandidojë sërish si deputet në zgjedhjet e 2009-ës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›