E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulqini: Ne Gerdec, mori fund demagogjia antikorrupsion e qeverise

Tiranë, 12 mars, 12:05, NOA - Shpërthimi korruptiv i Gërdecit është sot e gjithë ditën prova më e qartë, dëshmia më e pakontestueshme e korrupsionit shtetëror që nga pikëpamja juridike formulohet edhe si një krim i vërtetë shtetëror.

Kështu ka deklaruar sot në seancë plenare deputeti socialist Musa Ulqini.

Sipas tij, në Gërdec mori fund në mënyrë tragjike demagogjia e pashembullt antikorrupsion e qeverisë Berisha e cila erdhi në pushtet me flamurin e anti korrupsionit. 

“Askush nuk mund të harrojë se me 15 Mars shpërthimi i tmerrshëm në Gërdec nuk ishte një ”Aksident teknologjik”, por ishte eksplodim i një afere të tmerrshme korruptive që kishte në qendër të vet kupolën më të lartë qeveritare”, tha ai.

“Kjo tragjedi provoi se të gjitha agjencitë shtetërore, përfaqësuesit e banorëve të kësaj zone të zgjedhur në pushtetin vendor dhe në Kuvend ishin të paaftë ta parandalonin atë për shkak se në qendër të kësaj afere korruptive ishin pjesëtarë të familjes të kryeministrit. Tashmë ky fakt ka bërë xhiron e botës që nga mediat elektronike më prestigjioze të botës e deri tek gazeta e famshme Neë York Times”, shtoi Ulqini.

 n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›