E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Në një prill hyn në fuqi MSA-ja

Në një prill hyn në fuqi MSA-ja. Kështu është shprehur Ambasadori i Bashkimit Europian Helmut Lohan në një takim me grupet e punës Shqipëri-BE. Sipas tij me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit grupet e punës do të kthehen në nënkomitete dhe janë këto nënkomitete që do të finalizojnë marrëdhëniet me Bashkimin Europian. Gjithashtu Lohan u shpreh se progresi në tregëti në industri në dogana dhe në tatime janë fusha kyçe. Plotësimi i kushteve të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është një fillim i mbarë i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ka theksuar Lohan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›