E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci Madani dhe Minxolli kundershtojne provat e akuzes



TIRANE - Te pandehurit e ceshtjes Gerdeci kane kundershtuar dje provat e paraqitura nga prokuroria. Kete here ka qene mbrojtja e Shkelzen Madanit ish-drejtor i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes qe ka kundershtuar prokurorine dhe ka hedhur poshte akuzen e shperdorimit te detyres. Madani nje nga 29 te pandehurit e tragjedise se Gerdecit sipas avokatit te tij Hysni Beti ka proceduar per cmimin e fishekeve qe demontoheshin ne fabriken e Gerdecit sipas ligjeve ne fuqi. Ne deklaraten e avokatit thuhet se Shkelzen Madani ka qene nje nga anetaret e komisionit per cmimin e fishekeve dhe se cmimi i ulet per shitjen e tyre sic pretendon prokuroria i cili eshte vendosur nga Madani eshte referuar me cmimet e meparshme. Per te vendosur cmimet e fishekeve Madani si anetar i komisionit u eshte permbajtur praktikave te meparshme dhe per kete arsye nuk mund te akuzohet per shperdorim detyre - ka pohuar Beti perpara gjykates. Ndersa kane kundershtuar provat e akuzes edhe dy te arrestuarit Ylli Pinari ish-drejtori i MEICO-s i cili ka pohuar se ka dhene informacion firmes amerikane SAC sic mund ti jepej cdo investitori qe ka ne mend te investoje ne vendin tone.
Ndersa deklarata tjeter ka qene ajo e Dritan Minxollit ish-drejtor i fabrikes i cili ka pohuar se ne lidhje me shkresat e derguara nga Ministria e Mbrojtjes ne emer te Minxollit ashtu sic pretendon prokuroria ish-drejtori i fabrikes e ka hedhur poshte duke pohuar se nuk ka pasur asnje leterkembim per sasine e municioneve qe demontoheshin ne fabrike mes tij dhe Ministrise gjithcka behej nga eksperte te ketij institucioni.

Presidenti Topi transferon 7 prokurore
TIRANE - Presidenti Bamir Topi ka dekretuar levizjen e shtate prokuroreve ne rrethe te ndryshme te vendit. Sipas zyres se shtypit transferimet jane bere me qellim rifreskimin e strukturave te akuzes. Dekreti eshte firmosur dje ne baze te ligjit Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar. Me propozim te prokurorit te Pergjithshem Topi ka dekretuar levizjen e Ols Dados me detyre prokuror ne Pogradec qe transferohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane. Gjithashtu dhe Elfrida Bregova me detyre prokurore ne Prokurorine e Kavajes transferohet prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane. Eshte transferuar dhe Madrid Kullolli i cili nga prokuror ne Prokurorine e Tiranes ka shkuar ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres. Arben Nika me detyre prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Diber transferohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kurbin. Dritan Premci me detyre prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tropoje transferohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kurbin. Milan Laska me detyre prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tropoje transferohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Elbasan. Hysni Vata me detyre prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tropoje transferohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Diber.

Inskenon pengmarrje dhe i kerkon familjes 500 mije leke
KRUJE - Inskenon pengmarrjen me qellim qe te marre 500 mije leke nga familja dhe te lante nje kredi. Policia e Krujes ka ndaluar Bajram Ndreun 49 vjec jo per inskenimin e pengmarrjes por pasi i eshte gjetur 100 grame fare Cannabis sativa. Ndaj tij diten e djeshme Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje kishte vendosur masen e sigurimit arrest ne burg per vepren penale te prodhimit e shitjes se lendeve narkotike. Sipas policise tri dite me pare shtetasi E. Ndreu banues ne Kruje ka bere kallezim se i kishin rrembyer vellane e tij Bajram Ndreu dhe se pengmarresi kishte telefonuar duke kerkuar shumen prej 500 mije leke per te leshuar te gjalle pengun. Gjate punes hetimore te kryer eshte gjetur pengu ne nje kasolle ne fshatin Picrrage te rrethit Kruje. Aty eshte gjetur dhe nje sasi municioni si fisheke kallepe tritoli fitil zjarrpercjelles telefona celular etj. Gjithashtu u gjeten edhe 100 grame fare e dyshuar si Canabis sativa. Gjate kryerjes se veprimeve te para hetimore u pranua nga Bajram Ndreu se mesazhet dhe telefonatat ishin kryer nga ai vete dhe se simulimi i pengmarrjes kishte si qellim perfitimin e shumes per shlyerjen e nje kredie bankare. Pas kryerjes se ekspertimit per percaktimin e llojit te fares se gjetur ne kete kasolle rezultoi se kishim te benim me fare te bimes narkotike Canabis sativa fakt per te cilin Prokuroria percaktoi edhe masen e sigurise ne fjale.

Te burgosurit ne greve per me shume te drejta
KORCE - Greve ne burg. 20 te denuar me burg te perjetshem ne institucionin e vuajtjes se denimit ne Drenove te Korces jane futur ne greve urie me pretendimin se u jane shkelur te drejtat. Me ane te nje letre drejtuar drejtorit te Burgjeve dhe Avokatit te Popullit te denuarit sqarojne pikat ku mendojne se te drejtat themelore te njeriut shkelen. Te burgosurit shprehin shqetesimin per mohimin e veprimtarive artistike perdorimin e telefonave per te afermit si dhe dhunen psikologjike qe ata pretendojne se ushtrohet nga gardianet e burgut. Per te gjitha keto te burgosurit paralajmerojne greve urie disa prej te cileve tashme e kane ndermarre nje iniciative te tille.

Pranga 6 punonjesve te hekurudhave vidhnin nafte
DURRES - Nje aksion i perbashket i Policise se Durresit dhe Taske-Forces te Prokurorise ka vene nen pranga 6 punonjes te hekurudhes dhe nje transportues. Mbi ta rendon akuza e perfitimit te tonelatave me nafte ne bashkepunim me njeri-tjetrin. Policia e Durresit ka deklaruar se te arrestuarit jane Gezim Cobaxhi Shpetim Rexhepi Fatmir Balla Bujar Kapaj Fejzullah Gjylbegaj Bajram Music si dhe transportuesi Rezart Cobaxhi. Prokuroria e Durresit tha gjate dites se djeshme se hetimet vazhdojne edhe per persona te tjere qe mund te jene perfshire ne vjedhjen e naftes.

9 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›