Prudentino verifikim dhe pasurise se ministres Bregu
TIRANE - Hetimet per pasurine e Albino Prudentinos duket se do te zgjerohen dhe me tej. Ne baze te ligjit Antimafia verifikimeve u nenshtrohen te gjithe ata qe kane bashkepunuar me personat e arrestuar si dhe te afermit e tyre. Meqe dy dite me pare Prokuroria e Vlores urdheroi sekuestrimin edhe te aksioneve te djalit te Albino Prudentinos Anxhelos te cilat ai i shiti tek Ervis Gjecaj dhe Gani Baku kuneter te ministres se Integrimit ne baze te ligjit verifikime do te behen dhe te Majlinda Bregu. Kjo eshte pohuar per Top Channel nga burime te Prokurorise se Pergjithshme. Sekuestrimi i pasurive te Albino Prudentinos u be nje dite pas arrestimit te tij. Ndersa pasurite e djalit te tij nuk u bllokuan menjehere. Meqe ai kishte dhe bashkepunetore shqiptare ishin keta te fundit qe bene dhe blerjen e aksioneve te tij. Por dy dite me pare Prokuroria kerkoi bllokimin e aksioneve dhe te atyre qe ishin shitur.
HETIMET
Ndersa Gjykata e Krimeve te Renda dha vendimin e sekuestrimit per tre biznese te Albino Prudentinos ketu ne Shqiperi Prokuroria e Vlores zgjeron rrethin e personave qe i ka nen hetim per pastrim parash. Pervec Albino Prudentinos ne hetim jane dhe i biri Anxhelo Prudentino dhe shtetasi shqiptar Ervis Gjecaj. Blerja e aksioneve te italianit Albino Prudentino vetem nje dite pasi ai u arrestua ne Vlore e ka perfshire automatikisht shtetasin Ervis Gjecaj ne listen e personave qe po hetohen per pastrim parash. Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur njekohesisht edhe hetimin e pasurive te tij. Sipas Prokurorise se Vlores blerja aksioneve ne daten 30 shtator dhe nje dite me pas si dhe kerkesa e Gjecajt per zgjerim biznesi hedhin dyshime per pastertine e bizneseve te tij. Por nga ana tjeter sipas ligjit te ri Antimafia te gjithe personat qe hetohen nga Task-Forca per pastrim parash behen gjithashtu subjekt i hetimit pasuror nga grupi i prokuroreve te Krimeve te Renda ne Tirane. Por nje nen i ketij ligji e shtrin hetimin mbi pasurite edhe te rrethi i ngushte i te afermve te personit ne hetim.
LIGJI
Konkretisht sipas ligjit perfshihen ne hetim pasuror pervec njerezve te familjes edhe te aferm te tjere mes te cileve edhe kunata e kunati. Burime te besueshme ne Prokurorine e Pergjithshme pohuan se duke qene se ne kete rreze te te afermve ndodhet si kunate edhe ministrja Majlinda Bregu ajo nuk perjashtohet nga hetimi pasuror. Te njejtat burime pohuan se imuniteti nuk eshte pengese per te kryer hetimin pasuror ndaj zonjes Bregu pasi nuk parashikohet ne ligj. Kunati i zonjes Bregu doli ne drite si bleres i aksioneve te bosit te Sacra Corona Unita veprim i kryer nepermjet te birit Anxhelo Prudentino ne kohen qe po kryheshin verifikimet nese italiani kishte apo jo prona ne Shqiperi. Ajo qe ka rezultuar deri tani eshte fakti se italiani 59-vjecar kishte biznese por asnje prone. Vendimet per sekuestrimin e bizneseve te tij u ekzekutuan disa dite pas arrestimit dhe ne disa raste policia nuk gjeti asnje objekt per te sekuestruar apo ne disa raste vetem disa pajisje defektoze elektronike. Nderkohe qe vete Prudentino nxitoi ti shiste ato ende pa u vendosur sekuestrimi.
Sekuestrimet e aksioneve te shoqerive te Anxhelo Prudentinos
Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme bene te ditur gjate dites se djeshme se urdhri per sekuestrimet eshte dhene nga Prokuroria e Vlores. Eshte ky institucion qe ka vendosur te sekuestroje aksionet e Anxhelo Prudentinos konkretisht ndaj shoqerise anonime Betting System Albania dhe Bet Plus. Edhe pse keto aksione jane shitur pas arrestimit te babait te tij Prokuroria ka deklaruar se do ti sekuestroje pavaresisht se nuk jane ne emer te tij. Gjithashtu ne zbatim te ligjit Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda mbi bazen e kerkesave te drejtuara nga Prokuroria per Krimet e Renda ka vendosur sekuestrimin ndaj shoqerive tregtare Cassino Italia Betting System Albania dhe Bet Plus - thane burime zyrtare nga kjo prokurori. Albino Prudentino u arrestua pak dite me pare ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Arrestimi i 59-vjecarit lindur ne Ostuni Brindisi eshte kryer ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Calipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates me karakter mafioz Sacra Corona Unita.
Akuzat ndal Albino Prudentinos
Ndaj Albino Prudentinos i cili njihet si njeri prej drejtuesve te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita Gjykata e Leces me 20 shtator te ketij viti kishte leshuar urdhrin e arrestit per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal italian. Sipas Policise italiane Prudentino eshte nje nga figurat e njohura te mafies italiane. Ai njihet per kontrabanden e cigareve dhe kohet e fundit edhe per trafikun e droges ne bashkepunim me rrjete te fuqishme te trafikut jo vetem ne Itali por edhe ne Ballkan.
Cfare eshte Sacra Corona Unita
Sacra Corona Unita eshte organizate mafioze kriminale pulieze e krijuar nga Xhuzepe Rigoli por Antimafia e shkaterroi gjithe strukturen drejtuese. Grupi u rithemelua dhe mundesonte lidhjen nga njera ane ne anen tjeter te Italise per te krijuar korridorin e trafikut i cili niste nga vendet e Ballkanit vendet e ish-Jugosllavise dhe perfundonte drejt Greqise. Albino Prudentino dhe djali i tij Anxhelo rezultojne te kene pasur lidhje edhe me shqiptare ne bizneset e tyre.
9 Tetor 2010